Ndryshe nga vitet e kaluara gushti i këtij viti ka sjellë një trefishim të fluksit të pushuesëve në Pogradec, ndaj edhe institucionet po qëndrojnë çdo ditë në gatishmëri për të siguruar mbarvajtjen e sezonit. Agjencia e Bregdetit zhvillon çdo dy javë kontrolle për zbatimin e lejeve për stacionet e plazheve.
“Kemi konstatuar një sezon turistik të suksesshëm, pa problematika me rëndësi strategjike, problematika të vogla. Ka raportur drejtoria vendore e Policisë Korçë.
Nuk kemi pasur raste të rënda kriminale në gjithë breg-liqenin. Në monitorimet e mëparshme është konstatuar zënia e hapësirave publike, zënia e 6 parcelave publike nga subjekte private të cilat u janë kthyer pushuesve. Folusi ynë është që moli i Pogradecit të ketë një inftastrukturë që t’i japë zvhillim turizmit në këtë liqen. Siguria ushqimore ngelet element kyç. Inspektimet kanë qenë të vazhdueshme, nuk janë konstatuar problematika”, tha Florina Zegullaj, prefekte e Korçës.
Ky inspektim ka pasur ne fokus edhe sigurinë e rendin, zhurmat e lokaleve, punën e policisë kufitare për mjetet ujore deri edhe tek siguria ushqimore .
“Gjatë sezonit veror janë shtuar inspektimet. Është bërë edhe një fushatë sensibilizuese nga drejtoria jonë. Sa vjen dhe po punojmë më shumë, do preken të gjitha objeket që mund të cenojnë sigurinë ushqimore. Deri tani nuk kemi pasur probleme të mëdha. Inspektime ka çdo ditë”, tha inspektori i AKU.
Deri më tani nga të gjitha raportimet rezulton se Pogradeci ka pasur një sezon të qetë, të sukseshëm dhe pa problematika të mëdha të cilat do të cënonin sezonin dhe sigurin e pushuesëve.





