E hënë, 12 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Shakira reagon pas tërmetit tragjik në Kolumbi: Zemra ime është me ju!

Ylli kolumbian i muzikës pop, Shakira ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e saj me të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kolumbinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja shpreh ngushëllime për familjet që përballen me momente ankthi pas tërmetit me magnitudë 7.4 që deri më tani u ka marrë jetën 111 personave dhe ka lënë të plagosur 87 të tjerë

Reklamë

“Kolumbia ime e dashur, zemra ime është me të gjithë ata që e ndjenë këtë tërmet sot dhe me familjet që po kalojnë këtë kohë të vështirë. Në momente si këto, kolumbianët dinë të bashkohen dhe të mbështesin njëri-tjetrin. Gjithë forcën dhe dashurinë time për vendin tim. Le ta përqafojmë fort njëri-tjetrin dhe të qëndrojmë në kontakt për udhëzime në mënyrë që të ndihmojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Shakira.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë