Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 21-vjeçar në kuadër të operacionit “Indicia”.
I riu, me iniciale J. S., u kap i armatosur me pistoletë me municion në afërsi të parkut “Aqif Pasha”.
Policia bën me dije se 21-vjeçari armën e posedonte pa leje.
Arma me kreherin dhe disa fishekë u sekuestruan.





