Subscribe

Edhe në doganen e Kapshticës është rikthyer nornmaliteti. Rradhët e gjata kilometrike janë eleminuar.  Çdo shtetas që ka kaluar përmes kësaj pike kufitare drejt Greqisë ka qënë i pajisur me test Covid negativ .

Gjatë te henes kanë qënë të pakta edhe mjetet që i janë drejtuar kësaj pike kufitare ndërsa autobuzët si rrallë herë kanë dalë drejt Greqisë me dy qytetarë.

Shkak janë bërë rregullat e reja anti Covid të vendosura ga qeveria greke për të parandaluar COVID-19. Ashtu si në Kakavije, edhe në Kapshticë, nga  data 17 gusht qytetarët duhet të plotësojë të gjitha kushtet e vendosura nga autoritetet e vendit fqinj për të kaluar kufirin, i cili do të jetë i hapur edhe këtu nga ora 06:00 deri në 22:00. Në Kapshticë mund të kalojnë në ditë vetëm 300 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *