E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë unazat e martesës

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, është martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, modelen Georgina Rodríguez.

Ronaldo, 41 vjeç, dhe Rodríguez, 32 vjeç, kurorëzuan martesën në një ceremoni civile të zhvilluar më 11 gusht 2026 në Cascais të Portugalisë.

Reklamë

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi për shtyp, ndërsa vetë Ronaldo konfirmoi martesën edhe në rrjetet sociale.

Futbollisti publikoi një fotografi ku shfaqen duart e çiftit me unazat e martesës, të shoqëruar me mbishkrimin e shkurtër: “C❤G”.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Martesa vjen një vit pasi Georgina Rodríguez njoftoi fejesën me Ronaldon, më 11 gusht 2025, duke publikuar në Instagram edhe unazën e saj të fejesës.

Çifti ka së bashku pesë fëmijë: binjakët Eva Maria dhe Mateo, vajzën Alana dhe vajzën Bella.

Ronaldo është gjithashtu baba i Cristiano Jr., të cilin e ka nga një marrëdhënie e mëparshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë