E shtunë, 17 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Benz-i” përplas biçikletën në Fier, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në lagjen “Kastriot” të Fierit, pranë shkollës “Janaq Kilica”.

Vizion Plus mëson se një automjet tip “Benz” është përplasur me një person që lëvizte me biçikletë.

Reklamë

Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë konstatuar automjetin me drejtues shtetasin me inicialet E. B.

Drejtuesi i biçikletës është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacionit paraprak, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor vijojnë veprimet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë