Subscribe

 

Nje tjetër ngarkese e madhe droge e llojit hashash është kapur ne Itali. Në orët e para të mëngjesit të se hënës u sekuestrua gjysmë ton marijuanë që po transportohej me një gomone. Mësohet se mjeti lundrues i mbushur me droge ishte nisur nga brigjet shqiptare.

 

Gomonia 7 metra e gjate dhe me dy motorë te fuqishëm u ndalua në Bari. Pas kapjes se ngarkesës u arrestuan edhe 2 skafistët shqiptarë, per te cilët deri tani policia ka dhëne vetëm inicialet K.Skendaj 45 vjeç dhe F. Soda 34 vjeç.

 

Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës.  Operacioni i koduar “Themis 2018” një bashkëpunim mes policisë italiane dhe asaj shqiptare rezultoi me arrestimin edhe të dy punonjësve të Stacionit të Policisë Kufitare në ‘Tri Port’. N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor. Ata u prangosen nen akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

 

Operacioni i ndjekjes nga ajri dhe deti, përfshirë misionin FRONTEX, ka nisur duke u bazuar ne dyshimet e policisë shqiptare se gomonia mund të përdorej për trafik droge. Hetimet gjithashtu kanë dokumentuar se 2 punonjësit e Policisë nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për mjetin lundrues.  Rezulton se gomonia ka dale ne det pa u regjistruar.

 

Sipas autoriteteve italiane nëse droga do të dilte në treg do të kapte vlerën prej rreth 5 milionë euro.

 

Guardia Di Finanza dhe autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e anëtareve te tjerë te rrjetit të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali dhe më tej në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *