66 kg lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar ketë të enjte nga policia e Shkodrës, në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Kontrolli i policisë erdhi pas informacioneve se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me malin e zi. Uniformat blu  gjeten dhe sekuestruan 4 çanta me kanabis. Ndërkohe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit vijon operacionin nga toka dhe ajri për parandalimin e kultivimit te bimëve narkotike. Kontrollet janë shtritë ne të gjitha zonat, ku vitet e fundit janë kultivuar bime kanabis sativa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *