Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët akuzohen për grabitje banesash të ndryshme në Milano të Italisë.

 

Të arrestuarit identifikohen me inicialet A.R., 43-vjeç dhe M.K., 31-vjeç. Ata akuzohen si autorë të disa vjedhjeve në banesa.

 

Arrestimi i tyre u bë teksa ishin futur për të grabitur në një banesë në Baldinucci rreth orës 4:40 të mëngjesit. Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar policinë, ndërsa më parë ishin bërë disa denoncime ndaj dy shqiptarëve. Policia i kapi dy shqiptarët me çanta të mbushura me bizhuteri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *