Subscribe

Dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë vijojnë të jenë të bllokuara nga kamionët e vendosur nga banorët serbë të Veriut, pas zbatimit të reciprocitet për targat e automjeteve.

 

Protestuesit qëndruar gjatë natës në rrugët pranë Jarinjës dhe Bërnjakut, ku janë vendosur edhe forca të shumta të Njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

 

Sipas autoriteteve kosovare, banorët  serbë kanë përforcuar pengesat në rrugë  duke shtuar kamionet.

 

Protestuesit kanë vendosur serish  një banderolë të madhe ku thuhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”, ndërsa mediat serbe raportojnë se, për këtë veprim , janë arrestuar tre protestues.

 

Ndërkohë, Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, Petar Petkovic, tha  se udheheqësitë serb do të pranojnë të biseojnë me palën kosovare vetëm kur situata të rikthehet në normalitet.

 

PETAR PETKOVIC

DREJTORI I ZYRËS PËR KOSOVËN DHE METOHINË

 

“Beogradi gjithmonë ka këmbëngulur për paqen, dialogun, të gjitha çështjet e hapura për t’u zgjidhur në Bruksel, për të respektuar marrëveshjen e Brukselit.por kosovaret vendosën të vendosin ushtarët ë veri të kosovës duke krijuar një realitet shumë ndryshe. situata duhet të kthehet në periudhën para 20 shtatorit, dhe vetëm atëherë do të bidesojmë.”.

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka insistuar se vendimi është i drejtë, ndërsa ka perseritur se Prishtina do të tërhiqet nga  reciprociteti vetëm nese Serbia do të ndërmarrë të njëjtin vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *