Subscribe

Jo vetëm për “Sky” dhe “Encro Chat”, por efektivët e policisë do të japin llogari nëse kanë përdorur në të kaluarën programe të tjera, që mund t’i kenë patur si urë komunikimi me botën e krimit. Ishte ministri i Brendshëm, Taulant Balla, paralajmëroi se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë edhe një formular tjetër për dy aplikacione të tjera që dyshohet se janë përdorur nga policët e inkriminuar.

“Në ditët e javët në vijim, unë do të jem në një vizitë në janar në EUROPOL edhe për dy aplikacione të tjera, për të cilat EUROPOL është duke administruar informacionin e duhur. Formulari duhet ripërsëritur edhe për dy aplikacione të tjera. Procesi i vetëpastrimit në Polici ecën përpara dhe kush e ka ndarë mendjen të punojë me ndershmëri në shërbim të qytetarëve dhe ligjit do të vazhdojë të jetë pjesë e PSH, kush i ka shërbyer me gradat dhe uniformën e PSH interesave të krimit të organizuar duhet të largohet dhe përballet me drejtësinë”, tha ministri Balla.

Lexo edhe :

Related Posts

Ministri i brendshëm tha se mbajtja e një programi të tillë kushton dhe nuk pa përballohet dot nga paga e efektivëve, çka sipas tij tregon se përdoruesit kanë pasur të ardhura të tjera.

Aktualisht Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur procedurat për formularin e parë për programet “Sky” dhe “Encro Chat”, ku brenda 30 ditëve duhet të përfundojnë aplikimet për të gjithë efektivët e vendit. Ata që kanë patur programe të tilla do të përjashtohen menjëherë nga radhët e uniformave blu./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *