Subscribe

I dënuar për pjesëmarrje në atentatin ndaj ish- policit Santiago Malko, Blendi Teta dëshmoi në Gjykatën e Posaçme për këtë krim të 27 gushtit të 2019.

 

Lexo edhe :

Related Posts

Në gjyqin për ekzekutimin e Malkos, që njihej edhe si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, Blendi Teta rrëfeu se nga anëtarë të grupit të Martinajt është kërcënuar me jetë në një takim që sipas tij ka ndodhur me 8 ose 9 shtator.

 

BLENDI TETA

 

“Aty më kërcënuan dhe më kërkoi të tregoj për vëllezërit Duka. Më pas më ka marrë dhe nën kërcënimin e armëve më kanë dërguar në një bodrum në Sauk. Aty më kanë kërcënuar të tregoja se kush ishte i përfshirë në ngjarjen e Malkos dhe se ku rrinin Vëllezrit Duka. U kam sqaruar se nuk di asgjë, Martinaj dhe grupi i tij më kërcënuan se do më vrisnin dhe do më murosnin. Më pas ata më kanë lënë të lirë.”  

 

I pyetur se kush kush është personi me pseudonimin “Tigri” që del në transkriptet e aplikacionit SKY ECC, e që ka dhënë 500 mijë euro për të fundosur Vëllezrit Duka, Teta përgjigjet:

 

Blendi Teta

 

“I kam mësuar më pas pasi kam qenë 4 vite në burg për këtë çështje. Më datë 27 unë kam qenë për një drekë te lokali në zonën e Freskut. Në atë kohë isha menaxher i kompanisë së llotove të vëllezërve Duka për Tiranën. Ata i kam njohur 3 vite më pas pasi iu kam shitur atyre dhe Ervis Martinajt kompaninë time të basteve sportive.”

 

Për ekzekutimin e Santiago Malkos janë dënuar, Blendi Teta me 25 vjet heqje lirie dhe Ilir Selmanaj me 28 vjet burgim.

 

Ky proces u pezullua për shkak se personat e tjerë të dyshuar si të përfshirë në krim janë shpallur në kërkim.

 

Të bashkëpandehur janë Leonard Duka që është arrestuar në Belgjikë dhe vellai i tij Elis Duka, Fatmir Hyseni, Oltion Logu, Aleksandër Manxhaku dhe Dritan Agaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *