Edhe dita e Premte do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites do të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore në lindje të territorit.
Në këto zona, vranësirat do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu.
Temperaturat do të luhaten nga 18°C në vlerat minimale, deri në 37°C në ato maksimale.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s përgjatë vijës bregdetare, ndërsa në zonat luginore do të forcohet deri në 12 m/s.
Në det, valëzimi do të jetë i forcës 1–3 ballë.







