Situata e krijuar nga zjarri në Milot vijon të jetë e vështirë. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se flakët janë shumë pranë disa banesave.
Në terren po vijon operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit, ku ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri me dy helikopterë. Në operacion janë angazhuar rreth 20 forca të ushtrisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse të Kurbinit, Lezhës, Kamzës dhe Vorës.
Puna e forcave në terren po vështirësohet nga dendësia e pyllit me pisha, e cila favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve dhe e bën të vështirë ndërhyrjen në disa zona.
Forcat operacionale po vijojnë përpjekjet për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në drejtim të banesave.
/vizionplus.tv





