Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, kundërshton nismën e qeverisë për të vendosur 13 lekë akcizë, për gazin e lëngshëm që përdoret për makina. Kreu i mjedisit, argumenton se kjo masë dekurajon përdorimin e gazit për qarkullim automjetesh, ndërkohë që qëllimi i qeverisë është reduktimi i emetimit të gazrave nga makinat kryesisht me nafte. Ministri kërkon specifikisht rishikimin e kësaj nisme. Duke raportuar në komision për buxhetin e vitit që vjen, Ministri i Mjedisit vijon më tej argumentimin, duke thënë se kjo masë do të shoqërohet edhe me abuzime, pasi mbetet i vështirë monitorimi në terren i gazit, që do përdoret për makina dhe atij për përdorim shtëpiak. Ministria e Financave sqaron se nga viti i ardhshëm, do aplikojë akcize për gazin e lëngshëm, që përdoret për makina. Sipas saj, vendosja e akcizës është një normë që aplikohet edhe në Bashkimin Europian. Por në fakt, nga ky vendim pritet të arkëtohen para më shumë në buxhet.
“Jo akcizë gazit që përdoret për makinat”
Subscribe
