Psikologu klinik Skerdi Zahaj është i ftuar këtë të martë në emisionin QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Gjatë intervistës, psikologu theksoi rëndësinë e viteve të para të jetës në formimin emocional dhe psikologjik të fëmijëve.
Zahaj u shpreh se pesë deri në shtatë vitet e para janë periudha kur ndodhin zhvillimet më të mëdha të trurit dhe kur vendosen bazat e sigurisë emocionale të individit.
Sipas tij, megjithëse neuroplasticiteti i trurit vazhdon pothuajse gjatë gjithë jetës, ai është shumë më i lartë në fëmijërinë e hershme krahasuar me fazat e mëvonshme të zhvillimit.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ngelemi ende me teorinë që pesë vitet e para të jetës së një fëmije janë vitet më të rëndësishme?
Zahaj: Vitet e para janë më të rëndësishme për zhvillimin e bazës së sigurisë, por sigurisht të gjitha vitet deri në 18 vjeç, apo minimumi deri në 18, janë të rëndësishme. Ajo që dimë është se neuroplasticiteti i trurit vazhdon pothuajse gjatë gjithë jetës, por ai nuk është njësoj në vitet e para në krahasim me vitet e tjera. Pesë deri në shtatë vitet e para, derisa fëmija shkon në shkollë, ndodhin zhvillimet më të mëdha, por zhvillimi i trurit vazhdon edhe më tej.
/vizionplus.tv





