Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 July 2026
Vizion fokus

Lufta ndaj piraterisë dixhitale, kërkohet ngritja e një taskforce...

“Policia dhunoi protestuesit”, Berisha: PPE mbështet lëvizjen e qytetarëve...

“Revolucioni i Flamingove”, Rama nga Gjermania: Protesta mesazh i...

Braho: Arrestimet do t’i bëjmë vetë! Kreu i SPAK...

Video/ Zjarri në Belgjikë, të paktën 5 të vdekur...

“Nuk e sollëm AI në qeveri për të zëvendësuar...

“Jetuam në diktaturën më izoluese të këtij kontinenti”, Rama:...

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

“Mbylle gojën, legen”, përplasje të forta në komision mes...

Projektet në zonën Nartë-Zvërnec, ministri Jaupaj pret në Tiranë...

“Jetuam në diktaturën më izoluese të këtij kontinenti”, Rama: Transformimi digjital po shemb burokracinë

1 Korrik 13:48

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Ruhr Summit në North Rhine-Westphalia, ku ndau vizionin e tij mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në qeverisje, pushtet dhe zhvillim. Duke e krahasuar transformimin industrial të rajonit të Ruhr-it me sfidat e epokës së re teknologjike, Rama tha se inteligjenca artificiale nuk është një burim natyror, por një mundësi që u përket të gjithë atyre që dinë ta shfrytëzojnë. Ai solli si shembull transformimin digjital të Shqipërisë, duke theksuar se ofrimi online i mbi 1 mijë shërbimeve publike ka reduktuar hapësirat për korrupsion, pasi, sipas tij, “është jashtë mase e vështirë t’i japësh ryshfet një serveri”.

Rama: Faleminderit për këtë mundësi dhe më lini të ndaj me ju disa mendime rreth asaj për të cilën më është kërkuar të flas, “IA, Fuqia dhe Progresi: Rishikimi i Lidershipit për një Epokë të Re”. Një shekull më parë kjo sallë shndërronte çelikun në energji, më pas bota një ditë ndryshoi, qymyrguri mbaroi, furnaltat ranë në qetësi dhe shumë e panë rajonin dhe menduan se do të shndërrohej në një muze kushtuar një epoke që tashmë kishte mbaruar. Njerëzit e këtij rajoni qëndruan brenda skeletit të ekonomisë së vjetër. Ata bënë të vetmen pyetje që ka çuar civilizimin përherë; çfarë mund të bëhej kjo. Përgjigjja na rrethon të gjithëve sot. Nuk ka vend më të mirë për të ngritur të njëjtën pyetje. Inteligjenca është e lehtë, nuk gjendet e fshehur në  male në pritje për tu nxjerrë, nuk i përket atyre që kanë lindur mbi minerale apo lumenj të caktuar.

Më lini t’ju them një histori për Shqipërinë, që na kujton se sa shpejt historia mund të përmbysë veten. Pothuajse gjysmë shekulli jetuam brenda diktaturës më izoluese të këtij kontinenti, ndërtuam bunkerë në vend të urave, shteti dinte gjithçka për qytetarët, qytetarët nuk dinin asgjë për shtetin. Kur liria erdhi, trashëguam demokraci por edhe burokraci. Përtej çdo sporteli qëndronte dikush që zotëronte diçka më me vlerë se sa dokumneti, pushtetin për të marrë vendime. Sfida para nesh nuk ishte të digjitalizonim formularët por të rikonceptonim vetë pushtetin sepse dhe këtu vijmë te korrupsioni. Korrupsioni nuk është thjesht një dështim moral, është një dështim arkitekturor, lulëzon kudo ku mbijeton pushteti i vendimmarrjes së panevojshme. Bëmë një zgjedhje, të rishpiknim marrëdhënien mes qytetarëve dhe shtetit. Sot Shqipëria ka më shumë se sa 1000 shërbime publike plotësisht digjitale dhe për të gjitha këto shërbime qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë askund dhe të takojnë askënd. Është jashtë mase e vështirë që t’i japësh ryshfet një serveri.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Banorët: Na shpëtoni nga përroi! Pogradec, bashkia publikon planin për ndërhyrjen në zonë 

më shumë...

Zemra, shkaku kryesor i vdekjeve, mjekët: Mos neglizhoni asnjë sinjal, shtoni kontrollet periodike 

më shumë...

Lufta ndaj piraterisë dixhitale, kërkohet ngritja e një taskforce për të goditur fenomenin

më shumë...

Nis shpërndarja e bonusit të verës, përfituesit mund ta tërheqin sipas datës së pensionit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:15

Banorët: Na shpëtoni nga përroi! Pogradec, bashkia...

3:10

Zemra, shkaku kryesor i vdekjeve, mjekët: Mos...

3:05

Lufta ndaj piraterisë dixhitale, kërkohet ngritja e...

2:56

Nis shpërndarja e bonusit të verës, përfituesit...

2:49

“Policia dhunoi protestuesit”, Berisha: PPE mbështet lëvizjen...

2:15

“Revolucioni i Flamingove”, Rama nga Gjermania: Protesta...

2:14

Braho: Arrestimet do t’i bëjmë vetë! Kreu...

2:10

Video/ Zjarri në Belgjikë, të paktën 5...

2:01

“Nuk e sollëm AI në qeveri për...

1:48

“Jetuam në diktaturën më izoluese të këtij...

1:20

Dhunohet pranë banesës gazetari Ilir Demaliaj

1:17

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë...

1:15

Aksident në aksin Lushnje-Berat, makina kthehet përmbys...

1:07

“Mbylle gojën, legen”, përplasje të forta në...

12:46

Ministri i Drejtësisë prezanton Drejtorin e ri...

12:19

Projektet në zonën Nartë-Zvërnec, ministri Jaupaj pret...

11:56

Breshëri shkatërron pemtarinë në Zavalinë të Elbasanit,...

11:45

Nis faza e dytë e aplikimeve për...

11:39

Bie sistemi i doganës greke, pritje prej...

11:30

PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese “Paketën e...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i Urg...
  • Spitali: Të plagosurit, jashtë rrezikut. Policia heton aksid...
  • Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me p...
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilir...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.