Këtë herë “Extreme Makeover Home Edition Albania” ka sjellë një tjetër histori të prekshme njerzore, në ekranin e Vizion Plus.

Behet fjale per familjen Berisha, me pesë antarë. kryefamiljarin Gjovalin punon si lavazhier ndersa bashkeshortja Katerina punon si sanitare. Perpos vështërisve ekonomike, djali i madh i tyre, Arlindi vuan nga Autizmi.

Trajtimi special i problemeve shëndetsore të Arlindit e ka veshtiresuar edhe me shume jetën e Familjes Berisha ndaj stafi i “Nga e Para” nisur nga problemi I djalit trokiti në derën e kësaj familjeje, për të sjellë shpresë.

Shtëpia e vjetër e tyre ne sharre u transformuar, në një shtëpi te re e moderne falë punës se arkitekteve dhe stafit.

Por jo vetëm kaq nje tjetër surprizë iu be Katreines.

Pjestaret e familjes Berisha nuk i besonin dot syve dhe sigurisht lotët e gëzimit nuk munguan. I pari që celi derën e shëtpisë së re ishte Arlinidi.

Gjithçka u nis dhe përfundoi sipas parashikimit.“Nga e Para” premton te tjera surpriza te këndshme ne ekranin e Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *