Subscribe

 

Akademiku Richard Thaler është shpallur fitues i çmimit “Nobel” për Ekonominë për vitin 2017. Teoria e tij analizon ekonominë, duke u bazuar në të dhënat psikologjike të sjelljes së njeriut për të shpjeguar vendimmarrjen.

 

Ekonomisti dhe akademiku amerikan studion procesin e vendimit dhe te përzgjedhjes nga ana e konsumatorit dhe shpjegon se si njerëzit mund të kursejnë, duke krijuar llogari bankare në mendjen e tyre.

 

Richard Thaler është aktualisht profesor në Universitetin “Booth School of Business” të Chicagos.

 

Çmimi Nobel për vitin 2016 iu dha Oliver Hart dhe Bengt Holmstrom për kontributin e tyre në përmirësimin e hartimit të kontratave, marrëveshjeve që lidhin së bashku punonjësit me punëdhënësit, apo kompanitë me klientët e tyre.

 

Nobeli në ekonomi jepet pas dorëzimit te çmimit prestigjioz në fushat e tjera, si Mjekësi, Fizikë, Kimi, Letërsi, si dhe ai per paqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *