Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen

Rusia godet një anije mallrash në Detin e Zi,...

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e...

Ngadalësohet trafiku në Hormuz, Irani thotë se ka mbyllur...

Kryeministri Rama sot në Francë, takim kokë më kokë...

SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar për një plan drejt...

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”,...

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare u vjen...

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në Zvicër, kryeministri...

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën pasi mbetën...

Izraeli do të bllokojë shkuarjen e Greta Thunbergut me anije në Gazë

8 Qershor 17:23

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz e ka urdhëruar ushtrinë që të mos lejojë anijen në të cilën gjendet aktivistja Greta Thunberg dhe aktivistë tjerë, që të hyjnë në Rripin e Gazës.

“Izraeli nuk do të lejojë askënd që të thyejë bllokadën detare të Rripit të Gazës”, ka thënë Katz përmes një deklarate në rrjetin social X.

Ai ka thënë se i ka urdhëruar forcat e armatosura që të parandalojnë ankorimin e anijes Madleen të Koalicionit Freedom Flotilla.

Duke iu drejtuar Thunbergut dhe 11 aktivistëve tjerë në bord, Katz ka thënë: “Ju duhet të ktheheni mbrapsht, sepse nuk do të arrini në Gazë”.

Ministri i Mbrojtjes e ka përshkruar ekipin në anije si “aktivistë të ekstremit të majtë”.

Ai e ka përmendur se bllokada detare në Gazë është vendosur më 2007, kur grupi palestinez Hamas – i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – është ngjitur në pushtet, dhe përmes saj synohet të parandalohet furnizimi i grupit me armë.

Koalicioni Freedom Flotilla ka thënë se dëshiron të dërgojë ndihma për foshnjat dhe pajisje mjekësore për banorët e Gazës, dhe e ka përsëritur disa herë se nuk ka armë në bord.

Aktivistët synojnë edhe të ndërgjegjësojnë botën për situatën humanitare në Gazë.

Anija Madleen është nisur nga Sicilia një javë më parë dhe pritet të arrijë në brigje të Gazës të hënën.

Të dielën pasdite, anija ka qenë më pak se 300 kilometra larg destinacionit. Në disa video të publikuara në Instagram, grupi e ka akuzuar Izraelin se i ka zhurmuar pajisjet e komunikimeve, në mënyrë që të monitorojë anijen, apo edhe të përgatisë ndonjë sulm./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
ambasada e izraelit Gaza Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

I riu me motoçikletë përplas 71-vjeçaren në Lushnjë, e moshuara ndërron jetë

më shumë...

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen

më shumë...

Rusia godet një anije mallrash në Detin e Zi, një viktimë

më shumë...

“Partizani”, Ylli Pango dhe Jamarbër Malltezi paraqiten në GJKKO

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:49

I riu me motoçikletë përplas 71-vjeçaren në...

10:43

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen

10:29

Rusia godet një anije mallrash në Detin...

10:26

“Partizani”, Ylli Pango dhe Jamarbër Malltezi paraqiten...

10:19

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në...

10:14

Aksidenti tragjik në Gjermani, dy vajzat shqiptare...

10:05

Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes...

9:52

Ngadalësohet trafiku në Hormuz, Irani thotë se...

9:27

Kryeministri Rama sot në Francë, takim kokë...

9:15

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy...

8:57

SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar për një...

8:29

Temperatura deri në 36 gradë celcius, parashikimi...

8:17

“Disa sekrete mund të dalin në dritë”,...

11:12

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar...

11:05

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare...

10:05

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në...

9:39

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën...

9:19

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e...

8:32

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do...

8:11

Ja si do të “shfryhet” trafiku në...

Më të klikuarat

  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për 4 shenja Hor...
  • “Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, Spiropali i p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.