E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Temperatura deri në 36 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare e hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në lindje në orët e mesditës e pasdite, me pas mot kryesisht i kthjellët.

Reklamë

Prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore në lindje reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët shtrëngata të izoluara, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore leshje të dobëta shiu në formë pikash(përjashtuar vija bregdetare). Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 12 m/s.

Reklamë

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 1-2 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë