Subscribe

Pas rikonstruksionit të 10 konvikteve, bashkia e Tiranës ka nisur ndërhyrjen për rikonstruksionin e godinës Nr. 24 në qytetin studenti. Erion Veliaj inspektoi punimet dhe premtoi që në verë do të nise faza e dytë e ndërhyrjes, ajo në dhomat e studentëve.

 

“Ky është një moment i shkëlqyer për Tiranën dhe studentët. Sot jemi në një situatë kur, jo vetëm kanë mbaruar 11 konvikte, por besoj që me lirimin e konvikteve gjatë pushimeve të verës, do kemi mundësi ideale për të ndërhyrë nëpër dhoma dhe për mobilimin e tyre. U jam sot shumë mirënjohës studentëve që respektuan pjesën e tyre të Paktit me Universitetin: Ne morëm përsipër detyrimet tona, ata morën përsipër detyrimet e tyre. Ftesa për studentët është të mbajmë paktin siç e kemi nisur, e siç po shohim, të paktën në Tiranë premtimi po mbahet, çdo javë nga një konvikt”

 

Veliaj premtoi se bashkia e Tiranës do të marrë përsipër prodhimin e kartës së studentit , shoqëruar me një sërë shërbimesh që ofrohen falas ose me tarifa të reduktuara.

 

“Ligji e kërkon që secili universitet të prodhojë kartën e vet; megjithatë, duke qenë se universitetet ose ata që i administrojnë ato, pra rektorët e dekanët, nuk kanë qenë të aftë ta bëjnë, ne do jemi bashkia e parë e cila do të prodhojë kartën e studentëve, duke qenë se tashmë 40 shërbime i kemi me kosto më të ulët. Do të bëjmë një prezantim dhe besoj që me mbajtjen e fjalës për kartën, me mbajtjen e fjalës për konviktet, i kemi dhënë sot një përgjigje pozitive të gjithë marrëveshjes dhe Paktit të Universitetit me studentët”

 

Veliaj felenderoi sipërmarrësit qe i jane  përgjigjur pozitivisht nismave te Bashkisë se Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *