Policia e Tiranës ka arrestuar 30-vjeçarin, Gentian Koqari (Losha) të shpallur të kërkim. 30 vjeçari akuzohet për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

“Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, në rrugën “Skënderbeu” u bë arrestimi i shtetasi G. K.(L)., 30 vjeç, banues në Kamëz”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2023, 30-vjeçari është konfliktuar me disa shtetas dhe gjatë konfliktit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *