Një 55-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht paraditen e kësaj të marte në lagjen “Mehaj”në Koplik.
Mësohet se Astrit Himaj ishte duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji.
Gjatë punës për hapjen e pusit mesa duket ka pasur shpërthime gazrash të cilat kanë rezultuar fatale për 55-vjeçarin.
Policia shkoi ne vendin e ngjarjes për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv





