Subscribe

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka konfirmuar largimin e Hoyt Brian Yee nga detyra si Zëvendës Ndihmës Sekretar për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore. Yee e ka mbajtur ketë post që prej vitit 2013.

 

“Siç e dini, diplomatët amerikanë lëvizin nga postet çdo dy vjet, në kuadrin e një procesi normal të emërimit në poste të reja. Në këtë moment nuk kemi ndonjë njoftim për detyrën e ardhshme të zotit Yee.”-ka sqaruar zedhenesi i Departamentit te Shtetit

 

Si zëvendësues i tij përmendet ish-shefi i OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Johnathan Moor. Ndërkaq përflitet se Hoyt Yee mund ta marrë detyrën e ambasadorit të SHBA-ve në njërin nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku më e përmendura është Maqedonia.

 

Yee, i njohur ndryshe si “Buldozeri”, është një njohës shumë i mirë i çështjeve të Ballkanit, pasi ka ndërmjetësuar ne këto vende per zgjidhjen e krizës politike. Ai ishte i dërguari i Uashingtonit edhe ne Tirane ne kulmin e përplasjes mes mazhorances dhe opozitës kur kjo e fundit ishte ngujuar ne çadër. Ne Maqedoni, Hojt Yee pati nje rol te rendesishem ne zgjidhjen e krizës politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *