Subscribe

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një bisedë telefonike me homologun grek, Kryiakos Mitsotakis.

Mësohet se në fokus të diskutimeve ishin heqja graduale e masave kufizuese dhe rivendosja e ndërlidhjeve midis dy vendeve fqinje.

Pra në një farë mënyre, dy krerët kanë diskutuar me njëri-tjetrin për të rihapur kufijtë.

Pak ditë më parë “Vizion Plus” tregoi se qeveria greke dhe ajo shqiptare janë duke shqyrtuar mundësinë e hapjes së kufirit vetëm për emigrantët shqiptarë që të shkojnë të punojnë në Greqi.

Kjo me qëllim që të mos ndalet puna kryesisht në sektorin e bujqësisë. Sipas një plani të shpalosur nga ministri grek Makis Voridhis, këta punëtorë do të karantinohen për 15 ditë, më pas do tu nënshtrohen testeve mjekësore e do të vijojnë punën në fusha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *