Subscribe

Bashkia inauguron nje tjetër investim te bere ne kryeqytet. Parkimi i dyte nëntokësor, ai i bulevardit te ri është hapur per automjetet.

 

328 vende parkimi do te jene ne funksion te institucioneve pranë bulevardit, madje edhe per ata qe do te parkojnë me ore te zgjatura do te ketë tarifa me te mira. Deri ne tre ore vendqëndrim drejtuesit e mjeteve paguajnë 200 leke te rinj, 3 deri ne 5 ore, 500 leke, per 12 ore 800 leke dhe per 24 ore 500 leke.

 

Pas inaugurimit te 400 metrave te pare te bulevardit, përfshi edhe parkimin nëntokësor, Veliaj deklaroi se kjo zone është kthyer ne qendër te vëmendjes se investitorëve, te cilët po projektojnë ndërtimet e tyre rezidenciale dhe tregtare. Ndërkohe i gjithë bulevardi i ri, 1.7 kilometra përfundon plotësisht pas 1 viti.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *