E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Hamburgu humbet pa Mavrajn, Hanoveri fiton derbin e veriut

Hanover's Togolese forward Ihlas Bebou (C) celebrate scoring the 2-0 goal with his teammates during the German first division Bundesliga football match Hanover 96 vs Hamburg SV in Hanover, central Germany on September 15, 2017. / AFP PHOTO / dpa / Peter STEFFEN / NO Getty Images (GETTY-VD) - Germany OUT / RESTRICTIONS: DURING MATCH TIME: DFL RULES TO LIMIT THE ONLINE USAGE TO 15 PICTURES PER MATCH AND FORBID IMAGE SEQUENCES TO SIMULATE VIDEO. == RESTRICTED TO EDITORIAL USE == FOR FURTHER QUERIES PLEASE CONTACT DFL DIRECTLY AT + 49 69 650050 /

Hamburgu nuk funksionon pa Megrim Mavrajn dhe regjistron humbjen e dyte rresht ne dy ndeshje ku shqiptari mungon. Edhe pse ne stol trajneri nuk ka preferuar ta aktivizoje, dhe Hamburgu ka humbur derbin e veriut te Gjermanisë ne Hanover ndaj te sapongjiturve nga Bundesliga dy qe tashme kryesojnë per here te pare pas 48 vjetësh bundesligen gjermane.

 

Hamburgu rezistoi vetëm nje pjese loje ndërsa me te nisur e dyta ka pësuar nje gol pas nje rrëmuje ne zonen e tij kur nuk arriti te largoje topin dhe Harnik kaloi vendasit ne avantazh. Ne minutën e 82 Bebou ka shënuar edhe golin e nokautit kur portieri i Hamburgut nuk arriti te kontrolloje topin pas nje goditje dënimi. Hnaoveri i pari me 0 pike, ndërsa Hamburgu ka 6.

 

Reklamë

Ne Angli, Bournemauth ka marre tre piket e para ne kete sezon pasi ka mundur ne ndeshjen hapëse te javes se 5 te Premier Liges, Uest Bromuic Albion me rezultatin 2-1. Megjithëse ne Vitality Stadium kane kaluar miqtë te paret ne avantazh ne minutën  55 me Solly March vendasit kane përmbysur gjithçka dhe kane mbajtur tre piket ne shtepi.

 

Brenda 6 minutave ka ndryshuar gjithçka kur fillimisht Surmen dhe me pas veteran Jermain Defo kane shënuar dy gola dhe kane entuziazmuar tifozët ne shkallet e stadiumit. Gjithsesi Bournemauth mbetet ne vendin e parafundit te renditjes.

 

Ne Spanjë, Eibar tregon se do te vijoje te qendroje aty ku e la sezonin e shkuar. Ne ndeshjen e vlefshme per javen e 4 përballë ishte Leganjes qe eshte surpriza e sezonit. Por përballë vendasve nuk kane mundur te marrin asgjë. Ne minutën e 53 ka qene Alehandro Galvez qe thyen nje sulm te miqve ne gjysmëfushën e tij, marshon përpara per afro 40 metra pason te Inui qe kroson ne zone dhe Galvez shënon golin e vetem te ndeshjes. Mbyllet 1-0 per Eibar.

 

Ne France, Bordo është surpriza e ketij sezoni pasi fiton edhe ne transferten e Tuluzes minimalisht 0-1. Tre piket I kane marre me vete ne atlantik dhe per kete ka mjaftuar nje gol i Malkolm ne pjesën e dyte dhe Zhirondinet jane te tretet me 12 pike ne 6 ndeshje.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë