Për herë të parë në katër muajt e fundit, Hamasi ka sulmuar këtë të dielë me raekta Izraelin.

Breshëria e raketave e lëshuar nga militantët u nis nga zona Rafah në jug të rripit të Gazës dhe kishin shënjestër izraelin qëndror.

Sirenat e alarmit u dëgjuan në Tel Aviv dhe disa qytete të tjera ndërsa videot e publikuara në rrjetet sociale treguan njerëz që vraponin për tu futur në vende të sigurta.

Ushtria bëri të ditur se të paktën 8 raketa u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore duke mos shkaktuar dëme në njerëz apo materiale.

Hamasi ka mar përgjegjëisnë e sulmit, ndërsa kjo lëvizje tregon se grupi i armatosur është ende në gjendje të qëllojë raketa me rreze të gjatë pavarësisht ofensivës izraelite 7 mujore.

Gjatë muajit të fundit ushtria izraelite ka intensifikuar ofensivën në skajin më jugor të rripit të Gazës me qëllim shfarosjen e plotë të Hamasit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *