Katër shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane mëngjesin e kësaj të shtune, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik droge.

Në kuadër të operacionit “dy luginat”, në Alvino, aty ku operonte banda, zbarkuan rreth 30 karabinierë të Soras, të cilët bënë të mundur arrestimin e shqiptarëve, duke shkatërruar grupin kriminal.  

Në pranga përfunduan Qamil Proshka, Erjon Cara, Blerim Meka dhe Agron Isufi. Ata akuzohen për posedim dhe shitje të drograve të llojeve të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *