Ashtu siç ishte parashikuar në rend dite, po mbahet interpelanca e kërkuar nga PD me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu pas vrasjes së Martin Canit.
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa komentoi propozimin për mbylljen e platformës TikTok, ku tha se vetë politikanët i përdorin këtë rrjet social.
Lexo edhe :
Related Posts
Sa i përket vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshi jashtë dyerve të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, Zhupa tha se ishte një ngjarje e paralajmëruar.
Zhupa: Se do i marr leje unë Spiropalit çfarë do mbaj në dorë. Zonja ministre (referuar Ogerta Manastirliut) karrigen time unë e kam dhe e shfrytëzoj në interes publik. Një ministre që ka rekorde për hajdutëri, vjedhje dhe për vdekje, nuk vjen këtu të japë moral se si duhet të sillemi. Shqiptarët i dëmton më shumë vjedhja që i bëni fondet publike, se sa fjala e një opozitari.
Kur ndodhi fatkeqësia e kuptoi që është ministre e Arsimit. Nëse një nga ata djem, një i plagosur dhe tjetri nuk jeton, do kishin fituar një medalje në art, sport, e para që do të merrte merita do të ishte Ogerta. Nëse do kishin dakë fitues diku, do ishte Ogerta e para që do na numëronte se çfarë suksesi ka pasur ajo me arsimin, kur ndodh një fatkeqësi, kur ndodh një mungesë përgjegjësie, atëherë Orgerta nuk ka faj.
Po u fut Ogerta ‘live’, u shkon mesazhe shkollave për ‘like’ dhe share. Flisni ju për TikTok, që fushatën e keni bërë në TikTok?! Flisni ju për TikTok? Por jo moj zonjë. Fusni në shkollë arsimin mediatik, çdo njeri të ketë mundësi të shfaqë talentin e vetë. Ngjarja e Martinit nuk është ngjarje e veçuar. Është një ngjarje e lajmëruar, sindromë një sistemi arsimor që ka dështuar.






