Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 July 2026
Vizion fokus

Bardhi: Marrëvshja me SHBA-në nuk na u vu në...

Marrëveshje 302 milionë dollarë me SHBA-në, Balla: Historike për...

“20 vjet mendoi vetëm për popullin”, Shehaj ironizon Ballën:...

E nxorrën jashtë me dhunë, Agron Shehaj në Kuvend:...

Manipulimi i informacionit, Rama: Sa më shumë i afrohemi...

“Manipulimi i informacionit kërcënim për demokracinë”, Rama: “Kali i...

Sot seanca e fundit plenare, qytetarët mblidhen para Kuvendit,...

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave,...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet...

Manipulimi i informacionit, Rama: Sa më shumë i afrohemi BE, aq më shumë sulmojnë aktorët e huaj

27 Korrik 09:49

Kryeministri Edi Rama deklaroi se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja përbëjnë një nga sfidat më të mëdha për demokracitë moderne. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, të organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ai theksoi se në fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të forcojë rezistencën ndaj kërcënimeve hibride.

Rama u shpreh se demokracia kërkon transparencë dhe jo fshehje të problemeve, ndërsa paralajmëroi se vendet që afrohen me BE-në bëhen objekt i shtuar i ndërhyrjeve të aktorëve të huaj. Sipas tij, Shqipëria ka përjetuar sulme hibride dhe fushata të organizuara dezinformimi, duke shtuar se brezi i sotëm do të gjykohet nga mënyra se si do të mbrojë të vërtetën përballë manipulimit në epokën e inteligjencës artificiale.

Edi Rama:

Demokracia ka të bëjë me çarjet në dritë të diellit, jo me fshehjen e tyre.

Ndërkohë që ecim me vendosmëri drejt fazave të fundit për anëtarësimin në BE, është thelbësore të forcojmë rezistencën kundër kërcënimeve hibride. Është një hap mjaft i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie rezistente, duke mos cenuar mënyrën demokratike të jetesës.

Dua t’ju sjell në mendje hartën e të gjitha vendeve që janë pjesë e të njëjtit proces për t’u bërë anëtarë. Sa më afër shkon një vend drejt BE-së, aq më shumë rreken aktorët e huaj, përmes kësaj mënyre, për të hyrë tinëzisht brenda e për të sulmuar.

Ne jemi në pararojë dhe kemi përjetuar sulme hibride dhe fushata të orientuara dezinformimi. Historia do të na kujtojë jo si ata që qenë dëshmitarë të lindjes së inteligjencës artificiale, por si një brez që duhet të mësonte nëse e vërteta do të mbetej më e fortë se manipulimi në këto kohë.

Ne jemi demokraci dhe duam të mbetemi demokraci, por në të njëjtën kohë demokracitë ofrojnë hapësirë edhe për armiqtë. Dhe zgjedhja e vështirë është si ta mbrojmë hapësirën tonë të informimit, jo duke u izoluar nga digjitalizimi, por duke ndërtuar shoqëri të hapura me vetëbesim.

Në Shqipëri kemi një thënie: “Sa të veshë e vërteta pantallonat, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës.”

Nuk dua të jem pesimist, por nuk jam shumë optimist për sa kohë nuk do të bëjmë dallimin e qartë midis lirisë së fjalës dhe shpërndarjes. E drejta për të thënë çdo gjë pa vend nuk është e drejta për të pasur lirinë e fjalës.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
BE rama

Nga e njëjta kategori

Bardhi: Marrëvshja me SHBA-në nuk na u vu në dispozicion sipas rregullave, por do ta mbështesim

më shumë...

Tension para Kuvendit, policia mban në “ajër” protestuesin, nisin shoqërimet

më shumë...

Marrëveshje 302 milionë dollarë me SHBA-në, Balla: Historike për sigurinë e Shqipërisë, sorrat le të vijojnë të bërtasin

më shumë...

“20 vjet mendoi vetëm për popullin”, Shehaj ironizon Ballën: Pasuria për të ardhur keq, rri në dhomë e kuzhinë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Bardhi: Marrëvshja me SHBA-në nuk na u...

10:42

Tension para Kuvendit, policia mban në “ajër”...

10:37

Marrëveshje 302 milionë dollarë me SHBA-në, Balla:...

10:34

“20 vjet mendoi vetëm për popullin”, Shehaj...

10:22

E nxorrën jashtë me dhunë, Agron Shehaj...

9:49

Manipulimi i informacionit, Rama: Sa më shumë...

9:35

“Manipulimi i informacionit kërcënim për demokracinë”, Rama:...

9:32

Manovra të rrezikshme me Jet Ski në...

9:28

Rifillon lëvizja në Kapshticë, hapet pika kufitare...

9:20

Sot seanca e fundit plenare, qytetarët mblidhen...

8:44

“Kujdesuni për shëndetin”, parashikimi i yjeve për...

8:34

Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu, stuhi dhe...

8:25

Banorët e Zvezdës në Maliq protestojnë sërish:...

8:19

Protesta e doganierëve grekë pezullon për katër...

11:05

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija...

10:30

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e...

10:05

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e...

9:43

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do...

9:01

Fier/ Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja...

8:53

Nisma, afat i ri për regjistrimin e...

Më të klikuarat

  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar m...
  • Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partner...
  • Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjes...
  • Shqiptarët shtojnë kursimet, ekspertët: Një pjesë e parave m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.