Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar një mjet lundrues Jet Ski në Gjirin e Livadhit, në Himarë, pasi drejtuesi i tij kryente manovra të rrezikshme pranë perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Ndërhyrja u bë pas sinjalizimeve të qytetarëve.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë identifikuan drejtuesin e Jet Ski-t, shtetasin A. L., banues në Tiranë. Nga verifikimet rezultoi se ai nuk dispononte në bord dokumentacionin e detyrueshëm për mjetin lundrues.
Për shkeljet e konstatuara, drejtuesi u ndëshkua me masë administrative prej 10 000 lekësh të rinj, ndërsa mjeti lundrues u bllokua. Policia Kufitare njofton se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare për të garantuar sigurinë në det, respektimin e perimetrit të sigurisë dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.
/vizionplus.tv





