Është rikthyer qarkullimi normal i mjeteve dhe këmbësorëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, pas rreth katër orësh ndërprerje të shkaktuar nga protesta e doganierëve grekë.
Bllokimi i përkohshëm i kufirit solli pritje për udhëtarët dhe automjetet në të dyja anët e kufirit. Autoritetet bëjnë me dije se puna në doganë ka rifilluar normalisht dhe kalimi drejt Greqisë, si edhe hyrja në Shqipëri, po zhvillohet pa pengesa.
Ndërkohë, sindikatat e doganierëve në Greqi kanë paralajmëruar protesta të tjera edhe në ditët në vijim, çka mund të sjellë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në pikat kufitare. Udhëtarët këshillohen të informohen paraprakisht për situatën përpara nisjes.
/vizionplus.tv





