E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta e doganierëve grekë pezullon për katër orë lëvizjen në Kapshticë

Lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është pezulluar përkohësisht për shkak të protestës së doganierëve grekë.

Nga ora 05:00 deri në orën 09:00, pala greke ka ndërprerë punën, duke mos lejuar kalimin e automjeteve dhe qytetarëve. Si pasojë, disa udhëtarë që kishin përfunduar procedurat në pikën kufitare shqiptare janë detyruar të presin në zonën neutrale deri në rihapjen e doganës greke.

Protesta është organizuar nga sindikata e punonjësve të doganave greke, të cilët kërkojnë shtim të personelit, përmirësim të kushteve të punës dhe rritje të pagave, si edhe zbatimin e angazhimeve të marra nga qeveria greke për administratën publike.

Sipas sindikatës, mungesa e stafit dhe ngarkesa e lartë në punë po ndikojnë në funksionimin normal të pikave kufitare dhe shërbimeve doganore.

Reklamë

Doganierët kanë paralajmëruar se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, protestat mund të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Pas përfundimit të orarit të protestës, pritet rikthimi i lëvizjes normale në PKK Kapshticë, ndërsa udhëtarët këshillohen të marrin parasysh vonesat e mundshme në kalimin e kufirit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë