E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bllokohet aksi Qafë Thore–Theth, rrëshqitjet e dherave ndërpresin qarkullimin

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Qafë Thore–Theth, ku rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve. Ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “Guri i Nënshtegut”, rreth 10 kilometra larg Thethit.

Sipas informacioneve paraprake, mungesa e pastrimit të përroit në këtë zonë ka ndikuar në krijimin e situatës problematike, duke sjellë depozitime dheu në rrugë pas reshjeve të shiut.

Pritet ndërhyrja e autoriteteve përgjegjëse për pastrimin e aksit dhe rikthimin sa më shpejt të qarkullimit normal për automjetet.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë