Vështirësitë në plotësimin e dokumentacionit dhe vonesat në shpërndarjen e karburantit, kanë bërë që një pjesë e fermerëve të vazhdojnë të kërkojnë mbështetjen e premtuar.
Ata thonë se edhe pse nafta u nevojitet për punimet e tokës, mënyra e shpërndarjes së saj është e gabuar. Kjo pasi një pjesë e ka përfituar naftën pa taksa, ndërsa pjesa tjetër jo.
“Kam aplikaur për naftë. 40 herë këtu skam marrë asgjë. Nuk kam marrë atë të stinës këta më thonë apliko për grurë. Skemi marrë fare”
“Kam aplikuar prej 6 muajsh akoma skemi marrë nafte. Vetëm sorollatje. Nuk merret vesh kur do dali data.”
“Përfitova naftën. Por thjesht të mos bredhim lart e poshtë se ata i dinë tokat.”
“Dua të mbjell një hektar grurë dhe erdha për të pyetur.”
E ndërsa ka fermerë që ende nuk kanë marrë naftën nga skema e parë, ka nisur faza e dytë e shpërndarjes. Sipas autoriteteve, për këtë kategori vonesat kanë ardhur kryesisht për shkak të procedurave ligjore.
SHQIPONJA MUSARAJ
DREJTORIA BUJQËSORE, FIER
“Nuk ka pasur vonesa thjeshtë është procedurë ligjore. Do përfitojnë sipas dative të aplikimit. U bë shtesa e fondit dhe procedura ligjore dhe po vijojmë punën. Bujqësia në cdo kohë e ka të nevojshme karburantin”
Nga skema e subvencionit të qeverisë për naftën kanë përfituar deri tani në qarkun Fier mbi 7000 fermerë, ndërsa numri i aplikimeve ka arritur në rreth 14000.