Elsa dhe Buçko nuk kanë një raport të mirë me njëri-tjetrin në “Ferma VIP”. Ajo shprehet se është mërzitur me Buçkon, pasi ai e ka akuzuar për sendet e humbura në shtëpi.

Fermerja ka treguar tek fermerët e tjerë se Buçko flet në gjithë fermën kundër saj. Gjithashtu këngëtarja shprehet se loja e saj me Buçkon është mbyllur në “Ferma VIP”.

“I thashë Buçkos loja jote këtu me mua në “Ferma VIP” mbaroi, vazhdo lojën me të tjerët. Ka bërë mbledhje në shtëpi sikur sendet që kanë humbur i kam marrë unë. Vinte dhe rrinte këtu me mua sikur s’ka ndodhur asgjë. Unë bëjë gallata këtu, ai nga ana tjetër flet. Tani, dale pak se është 20 vjeç më i vogël se unë”, thotë Elsa.

Ndërkohë Buçko ka treguar se ai nuk e akuzoi, por e pyeti. Gjithashtu i ka kërkuar edhe ndjesë nëse e ka mërzitur.

“Unë nuk të akuzova, unë erdha dhe të pyeta. Nëse je mërzitur kaq shumë të kërkoj ndjesë”, shprehet Buçko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *