Ares dhe Rajd janë fëmijët e parë që lindën me të trokitur mesnata e datës 1 janar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Viti 2025 erdhi edhe me një lajm të bukur si rrallë herë në vitet e kaluara për faktin se fëmijët e parë janë binjakë.
Mjeku gjinekolog Artur Habili që asistoi në lindjen e dy vogëlushve tregoi gjendjen e tyre shëndëtësore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka vizituar sot të porsalindurit që kanë ardhur në jetë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” duke u dhënë dhe bonusin nënave të reja.
“Nga 1 Janari deri në Nëntor 2024 e kanë përfituar bonusin e bebes 24061 të porsalindur. Bonusi i bebes përfitohet vetëm nga familjet që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri duke mbështetur në masën 40 000 lekë për lindjen e foshnjës së parë; 80 000 lekë për fëmijën e dytë, 120 000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë.Edhe në buxhetin e vitit 2025, për Programin e Bonusit të Bebes është akorduar një fond prej 2.2 miliardë lekësh, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj”, tha Koçiu.
Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” pas mesnate kanë lindur 6 foshnja, të cilët gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa në maternitetin “Koço Gliozheni” edhën në jetë 2 foshnja të tjera./vizionplus.tv





