Një elektriçist ka humbur jetën në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik.
Viktima është identifikuar si Agim Beqiri, 60 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së detyrës. Goditja ka qenë fatale dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, nuk ka qenë e mundur shpëtimi i 60-vjeçarit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse ngjarja ka ardhur si pasojë e ndonjë defekti teknik apo faktorëve të tjerë gjatë punës.
/vizionplus.tv





