Subscribe

Pavarësisht se qeveria deklaron se ligji i ri i faturave online nuk do të ketë kosto për biznesin, shoqëritë e sektorit të teknologjisë që do të implementojnë sistemin thonë se kostot do të rriten gati trefish. Mbi të gjitha këto kompani ngrenë pikëpyetje të forta se qëllimi i kësaj nisme nuk do të ndikojë në uljen e evazionit sikundër pretendon qeveria.

 

Në parim shoqëritë janë dakord me këtë nisëm dhe për çdo projekt që lufton informalitetin. Por ky projekt nuk përmbush të gjithë elementet e duhur për të shërbyer si mjet për të luftuar informalitetin, përkundrazi. Ruajtja e informacionit vetëm në serverin e tatimeve ngre pikëpyetje lidhur me autenticitetin e këtij informacioni përsa kohë nuk do të jetë i mundur verifikimi i informacionit nga pajisja që e gjeneron pra nga burimi-, shprehet Bledar Balla, përfaqësues i një shoqërie të autorizuar.

 

Duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë, kompanitë e fushës thonë se të gjitha kasat duhet të kenë memorie fiskale në mënyrë që çdo e dhënë të ruhet në burim.

 

Nga ana tjetër me sistemin e ri, një biznes që do të hapet për herë të parë do të ketë një kosto rreth 1500 euro, ndërsa mirëmbajta e sistemit do të nise nga 350 euro në vit.

 

Në parim Komisioni i Ekonomisë ra dakord për rishikim të disa procedurave që janë në zbatim të ligjit për faturën elektronike.

 

Nga viti i ardhshëm, çdo biznes, duhet të pajiset me një kompjuter, printer, internet, licencë windows, certifikatë digjitale, softwer, antivirus të licencuar si dhe do të paguajë kosto mirëmbajtje të të gjithë sistemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *