Enriko Papa ka mbyllur një pjesë të parë të sezonit mjaft të mirë në kampionatin rumun.

Skuadra e tij Botosani mundi së fundmi Dinamon e Bukureshtit 1 me 0, dhe asistin për golin e vetëm të fitores së skuadrës së tij e dha pikërisht mesfushori shqiptar Enriko Papa.

Një fazë e parë e shkelqyer e Papës në nivel personal.

Ai zhvilloi 21 ndeshje për ekipin e tij në kampionatin rumun duke shënuar edhe dy gola.

Një formë konstante e vlerësuar edhe nga kritika e futbollit në këtë vend teksa Papa është shpallur edhe si lojtari që ka rikupëruar më shumë topa ndër futbollistët e të gjithë ligës rumune.

Papa është rritur shumë falë eksperiencës në kampionatin rumun të cilin kërkon ta përdore si trampolinë për ndonjë skuadër në perendim ndërsa meriton të vlerësohet me kujdes edhe nga vëzhguesit e kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *