Ekzekutimi mafioz i 40-vjeçarit Edmond Koçi mëngjesin e një dite më parë në lagjen 16 në Durrës vazhdon të jetë pa autor .
Hetuesit ende nuk kane bërë të ditur nëse ka emra të dyshuar për ngjarjen e rëndë.
Pak orë pas krimit, agjentët kanë shoqëruar 23 persona, të cilët janë marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu në vendin e atentatit, janë gjetur 25 gëzhoja automatiku, pjesa më e madhe në automjetin ku ndodhej viktima dhe një pjesë tjetër rreth e rrotull saj.
Policia ka gjetur edhe armën e krimit, një automatik model 56 në automjetin e djegur në Katund Sukth, raporton Vizion Plus.
Agjentët po hetojnë një lidhje të mundshme të vrasjes së djeshme me atë të 24 janarit të këtij viti ku në të njëjtën zonë u qëllua për vdekje shtetasi Jetmir Bregu. Ky i fundit ishte shok me Edmond Koçin dhe u vra në të njëjtën mënyrë: dy persona iu afruan makinës së tij duke qëlluar me breshëri automatiku.
Edmon Koçi, njihej si një nga anëtarët e bandës së dikurshme të Lul Berishës.





