Ekstradohet nga Greqia një 40 vjecar i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë”.

Shtetasi, K. S. nga Lezha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest me burg” ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Shtetasi K. S. më datë 17.04.2015, rreth  ores 10:30, në Gjadër, Lezhë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. R.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *