Subscribe

Mëngjesin e sotëm ekipi i boksit të Kosovës nuk u la të hyjë në Serbi për shkak të stemës nëpër fanella e tuta sportive, duke iu kërkuar që t’i hiqnin.

 

Kosova nuk pranoi diçka të tillë, dhe pak më parë, Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, njoftoi se kanë kontaktuar edhe AIBA-n, më të cilët janë marrë vesh që të marrim pjesë vetëm me shenja të Kosovës, dhe se po presin përgjigje nga ata.

 

Ndërkohë, bëhet me dije se nëse Kosova nuk merr pjesë me të drejta të plota, nuk do të marrë pjesë as Shqipëria, kjo sipas trajnerit të ekipit të boksit të Kosovës, Besim Brahimi, i cili ka falënderuar selektorin e ekipit të boksit të Shqipërisë, Zef Gjoni.

 

Postimi i Brahimit :

Te Lumt Prof Zef Gjoni nese Kosoven Serbija nuk e lejon me marrë pjesë në Botëror edhe Shqipëria nuk do të merrë pjesë do ti tërhek Boksiert e vetë Respekt Prof.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *