Përgjatë një jave, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë 1994 drejtues automjetesh.

 

Falë njoftimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital, rrugorët e kryeqytetit këtë javë kanë mundur të identifikojnë në kohë dhe të procedojnë administrativisht 432 drejtues mjetesh, konkretisht:

 

31 drejtues të automjeteve të ndryshme, të cilat janë denoncuar për ushtrim aktiviteti të palicencuar në fushën e transportit publik ose jo në përputhje me kushtet dhe kufizimet e licencave;

22 drejtues automjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor);

123 drejtues automjetesh për qarkullim në korsitë e shërbimit publik;

46 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara;

19 drejtues automjetesh për veprime të rrezikshme dhe gara shpejtësie;

191 drejtues automjetesh për shkelje të tjera të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *