Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku një 14-vjeçar ëhstë vrarë me thikë. Dy adoleshentë të moshës 16 dhe 17 vjeç kaë goditur me thikë 14-vjeçarin pasi ky i fundit nuk pranoi t’u jepte celularin.
Ndërsa i mituri po linte stërvitjen e futbollit, në mbrëmje, dy persona i kërkuan telefonin. Kur ai nuk pranoi ta dorëzonte, 14-vjeçari u godit me thikë në shpatull.
Një mik i tij që ndodhej në vendngjarje i dha ndihmën e parë dhe ishte po ai që ndihmoi autoritetet në identifikimin e autorëve, njoftoi prokuroria.
Dy adoleshentët, banues në Paris, janë arrestuar dhe rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm.
Sipas prokurorisë, dy adoleshentët ishin të njohur për organet e akuzës për vjedhje dhe krime të tjera.





