E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SPAK “zbarkon” në Devoll, kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP-së

SPAK po zhvillon një operacion në zonën e Devollit, ku janë duke u kryer kontrolle në banesa në kuadër të një hetimi që përfshin ish-zyrtarë të strukturave ligjzbatuese.

Sipas burimeve, kontrollet janë ushtruar në banesën e Devi Agos, ish-punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në juglindje të vendit. Në operacion është përfshirë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH).

Ago ka dhënë dorëheqjen nga detyra pak kohë më parë, ndërsa dyshohet se hetimet lidhen me elementë të mundshëm penalë, përfshirë shpërdorim detyre.

Në kuadër të të njëjtit hetim, si person nën hetim përmendet edhe Klevis Hoxha, ish-drejtor i policisë bashkiake, i cili dyshohet se ka lidhje shoqërore me Agon.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar mbi rezultatet e operacionit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë