Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 June 2026
Vizion fokus

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë zero ndaj...

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në ferr është...

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë foltoren, ndërpritet...

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë...

Firmoset marrëveshja e paqes, Trump: Bombardime masive në Iran...

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla: Humbësi më...

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke bërë për...

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të sfidoj, shko...

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të KLGJ: Po cënohet e drejta e informimit

18 Qershor 11:51

Televizionet kryesore në vend (Vizion Plus, Top Channel, TV KLAN, Report TV, NEWS 24, A2 CNN dhe Klan NEWS) i janë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor me një kërkesë për ndërhyrje të menjëhershme, duke ngritur shqetësimin për kufizimin e pranisë së kamerave në proceset gjyqësore.

Sipas tyre, ndonëse ekziston një udhëzim i posaçëm i KLGJ-së që rregullon marrëdhëniet e gjykatave me median dhe parashikon aksesin në seanca, në praktikë ky dokument po zbatohet në mënyrë të kufizuar ose po përdoret si mekanizëm për të mos lejuar regjistrimet audio-vizive.

Në letrën drejtuar KLGJ-së, me dijeni edhe institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, televizionet nënvizojnë se ndalimi i kamerave po cenon të drejtën e informimit dhe transparencën e proceseve gjyqësore, veçanërisht në çështje me interes të lartë publik.

Ato kërkojnë një interpretim më të qartë të rregullave ekzistuese, në mënyrë që të garantohet aksesi i medias në seanca dhe raportimi i plotë dhe i saktë i zhvillimeve në gjykata, përmes regjistrimeve audio dhe video.

Sipas tyre, kufizimet aktuale po e vështirësojnë ndjeshëm punën e gazetarëve dhe po e kthejnë parimin e seancave publike në një praktikë të kufizuar në zbatim.

Më poshtë teksti i plotë i letrës dërguar KLGJ-së nënshkruar nga:

Vizion Plus, Top Channel, TV KLAN, Report TV, NEWS 24, A2 CNN dhe Klan NEWS

Tiranë 11 Qershor 2026

Drejtuar: Këshilli i Lartë Gjyqësor

Për dijeni:

Gjykata e Lartë

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë

Gjykata administrative e Apelit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë

Gjykata administrative e Shkallës së Parë, Tiranë

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Jan Braathu

Zyra e Këshillit të Europës, Tiranë

Lënda: Kërkesë për respektimin e detyrimeve ligjore për mbulimin mediatik audio-viziv të proceseve gjyqësore

I nderuar kryetar i Këshillit të Lartë gjyqësor,

Të nderuar anëtarë,

Po ju drejtohemi për t’ju shprehur shqetësimin tonë për situatat e krijuara së fundmi lidhur me praninë e kamerave gjatë proceseve gjyqësore.

Që prej vitit 2023, KLGJ, ka miratuar “Udhëzuesin standard të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median”. Neni 14, pika 7 parashikon se pjesa hyrëse e seancës “është e rregjistrueshme dhe transmetohet pa asnjë kufizim”. Fakt është se ky përcaktim është injoruar haptazi deri tani, dhe u vu në zbatim vetëm pasi kohët e fundit, disa të pandehur, figura të rëndësishme publike, kërkuan praninë e kamerave.

Neni 13, pika 1, i Udhëzimit të KLGJ-së përcakton se “seancat gjyqësore janë të hapura për publikun dhe median”. Megjithatë ky parashikim, mbetet i kufizuar në praktikë.

Sipas udhëzimit, media është e detyruar të paraqesë 24 orë përpara çdo seance, kërkesën për praninë e saj me kamera. Kjo nënkupton automatikisht se gjyqtari duhet të jetë po ashtu i detyruar, ta vlerësojë atë çdo herë që ajo paraqitet, e të shprehet me vendim të arsyetuar për rrëzimin e saj (deri më tani çdo kërkesë është rrëzuar). Por në praktikë po hasemi me raste, kur refuzimi i referohet vendimeve të marra edhe disa muaj më parë.

Neni 2, pika 1, i Udhëzimit tuaj parashikon se “Marrëdhënia e gjykatës me publikun dhe median bazohet në parimet e aksesit të barabartë në gjykata, karakterit publik të procesit gjyqësor, hapjes maksimale të veprimtarisë gjyqësore ndaj shoqërisë përmes komunikimit me publikun, së drejtës së informimit, mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, privatësisë dhe të dhënave personale, reputacionit, si dhe prezumimit të pafajësisë”.

Në balancën e këtyre parimeve, qartazi, ai i të drejtës së informimit, i sanksionuar në Kushtetutë, duket se renditet i fundit, nga trupat gjyqësore, pa asnjë përpjekje për të gjetur një ekuilibër të duhur me parimet e tjera. Në praktikë po ndeshemi, me referimin e cenimit të parimeve të tjera, për të penguar atë të së drejtës së informimit.

Parashikimi juaj në nenin 14, pika 8/b, për refuzimin e kërkesës “kur një nga subjektet në gjykim nuk dëshiron të regjistrohet seanca”, po përdoret gjerësisht si shkas për moslejimin e pranisë së kamerave, ndonëse i njejti nen, në pikën 6/b, i njeh të drejtën gjyqtarit “të lejojë ose ndalojë regjistrimin e pjesshëm të seancës”, pra ta zbatojë këtë të drejtë, kur të jetë rradha e dëshmisë së të pandehurit që nuk dëshiron të rregjistrohet, dhe jo ndalimin e rregjistrimit të të gjithë seancës. A nuk përbën ky rast, një cënim të të drejtave të palëve të tjera në gjykim që e kërkojnë rregjistrimin?

Për më tepër neni 14, pika 8/b, përcakton shprehimisht se avokati dhe prokurori nuk mund të kundërshtojnë kërkesat për rregjistrimin e seancës. E megjithatë jemi dëshmitarë të rasteve, kur edhe ata janë shprehur në seancë.

Të nderuar anëtarë të KLGJ-së,

seancat gjyqësore publike, nuk mund të nënkuptojnë vetëm publikun në sallë. Përndryshe, ky nocion do të ishte automatikisht i kufizuar, qoftë dhe vetëm për shkak të kushteve fizike të mjedisit ku zhvillohet procesi. Mediat, janë ato që shërbejnë në këtë rast, që ky nocion të përfshijë publikun e gjerë të interesuar.

Aq më i rëndësishëm bëhet ky rol i mediave, kur asnjë prej gjykatave shqiptare, nuk ofron një sistem qendror transmetimi audioviziv. Madje edhe rregjistrimi audio, i ofrohet, çuditërisht, vetëm palëve të interesuara në proces, ndërsa gazetarët nuk lejohen as ta bëjnë atë vetë në sallë. Një kerkesë minimale e cila vetëm sa do të përforconte garancitë për një pasqyrim besnik të deklarimeve të palëve në një proces gjyqësor. Regjistrimi audio i seancave gjyqësore përmes magnetofonit, të cilin çdo gazetar e ka mbajtur gjithmonë me vete, ka qenë një praktikë e zbatuar për vite me radhë nga të gjithë gazetarët shqiptarë, por që çuditërisht tani është ndaluar, bashkë me regjistrimet video.

E drejta e informimit dhe seancat publike, siç parashikohen parimisht dhe në Udhëzimin e KLGJ-së përfaqësojnë një rregull. Për fat të keq eksperienca e deritanishme, tregon se po trajtohen në një raport të përmbysur, si “përjashtim nga rregulli”.

Brenda listës së pengesave që rëndojnë çdo ditë punën e gazetarëve në pasqyrimin e seancave gjyqësore, duhet të rendisim edhe ndalimin e të drejtës për të studiuar dosjet gjyqësore, tashmë të disponueshme edhe në formë dixhitale. Ndryshe nga çfarë ndodh në vendet europiane, gazetarët nuk kanë të drejtë as t’i lexojnë dosjet e gjyqeve që trajtohen publikisht gjatë seancave. Të vetmet “letra” që kanë sot në dispozicion gazetarët janë ato që vihen në dispozicion në mënyrë tepër selektive nga njëra prej palëve në gjyq.

Në këtë situatë, kërkojmë ndërhyrjen sa më të shpejtë të KLGJ-ës, që të gjendet një zgjidhje, e cila të mos cënojë të drejtën e informimit. KLGJ mund të ofrojë një interpretim më të detajuar, i cili do t’u lejonte mediave të kryejnë pa pengesa misionin e tyre, duke ngushtuar hapësirat diskrecionale për refuzimin e kërkesave të tyre për të ndjekur seancat gjyqësore dhe për të mundësuar raportimin ndaj opinionit publik me saktësi maksimale, ashtu siç mund të garantohet vetëm përmes regjistrimeve audio dhe video.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Kërkesë KLGJ

Nga e njëjta kategori

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë zero ndaj atyre që cenojnë hapësirat publike

më shumë...

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira

më shumë...

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë foltoren, ndërpritet sërish seanca

më shumë...

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë llogari. Balla e sfidon: Dil sot në shesh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:08

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë...

1:07

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në...

12:58

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë...

12:57

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama...

12:27

Firmoset marrëveshja e paqes, Trump: Bombardime masive...

12:13

Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike,...

12:06

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri...

12:03

SPAK “zbarkon” në Devoll, kontrolle në banesën...

11:59

Mbante në banesë armë zjarri, krehra dhe...

11:51

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet...

11:29

“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla:...

11:15

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke...

11:08

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së...

10:59

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të...

10:54

Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit:...

10:31

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ilir...

10:02

Arrestime në Kadastrën e Dibrës, 14 masa...

9:49

Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë...

9:49

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit...

9:32

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura:...

Më të klikuarat

  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Aksident në Memaliaj, 45-vjeçari bie nga skela 13 metra e la...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.