E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë foltoren, ndërpritet sërish seanca

Debatet e forta në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës kanë ndërprerë sërish seancën plenare.

Pasi opozita bllokoi foltoren, kreu i Kuvendit kërkoi ndërprerjen e seancës për disa minuta.

Kur u rikthyen, situata ishte e njëjtë dhe tensionet vazhdonin të ishin të larta.

Opozita mbante të bllokuar foltoren, duke mos lejuar kolegët socialistë që të merrnin fjalën.

Reklamë

Në këto kushtu, seanca u ndërpre me një orë.

“Nuk ja u njeh rregullorja ti prishni fjalën kolegëve dhe të ndërprisni seancën. Do kishin marrë fjalën gjysma e deputetëve deri tani. Lironi foltoren. Ndërpresim seancën me një orë”, tha kryeparlamentari Niko Peleshi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë